21 qershor 2015 – Një përqindje e vogël e votuesve, si rrallëherë më parë, i është drejtuar kutive të votimit sot në të gjithë vendin. Por edhe ata që janë nisur në qendra, e kanë çuar dëm votën, pasi kanë shkarravitur mbi to në formë inati për politikën që qeveris. Një pjesë e tyre u kanë vënë kryqin të gjithë letrës apo kanë shkruar sharje mbi fletët e votimit, të cilat normalisht dalin si të pavlefshme në procesin e numërimit. “Jeta osh qejf” ka bërë një përmbledhje të tyre gjatë ditës së sotme.