21 qershor 2015 – Sot rreth orës 15:00, në Komisariatin e Policisë së Durrësit është paraqitur një 29-vjeçar nga fshati Gjuricë, i cili akuzon dy persona të tjerë që sipas tij e kanë goditur.

Shtetasi G.T., 29 vjeç, banues në fshatin Gjuricë të komunës Ishëm, ka ngritur kallëzim penal ndaj shtetasit E.K. nga fshati Gjuricë, dhe shtetasit D.D. nga Durrësi. 

Menjëherë pas denoncimit është njoftuar prokurori i gatshëm, dhe janë kryer veprimet e para hetimore dhe procedurale. Gjithashtu dhe nga Komisariati i Policisë Shijak, po punohet për gjetjen dhe shoqërimin e personave të dyshuar.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/