21 qershor 2015 – Efektivët e Komisariatit të Policisë së Durrësit kanë arrestuar në flagrancë një 19-vjeçar, i cili ishte i dehur dhe po ngiste një makinë pa patentë.
Bëhet fjalë për shtetasin Bukurim Metalia, banues në Durrës, që u kap duke drejtuar mjetin ‘Fiat Punto’ me targë ‘DR 390 1F’ pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur në masën 0.81 Mg/L.
Bukurimi tashmë akuzohet për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në gjendje të dehur apo pa dëshmi”, materialet e së cilës i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/