21 qershor 2015 – Efektivët e Durrësit kanë ndaluar 21-vjeçarin Ervis Qoli nga Durrësi, pasi ka tentuar të vjedhë me dhunë një të moshuar.
Nën kërcënimin e thikës, 21-vjeçari ka tentuar të vjedhë me dhunë duke e rrëzuar në tokë 63-vjeçarin N.K., dhe gjithashtu i ka mbyllur gojën bashkëshortës së tij, 55-vjeçares H.K., banues në fshatin Rrashbull.
E gjithë ngjarja ka ndodhur tek tregu i shumicës së fruta-perimeve në NishTulla.
Materialet për këtë rast i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja me dhunë e mbetur në tentativë”.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/