20 qershor 2015 – Një person i dyshuar si një prej anëtarëve të bandës së babagjyshëve është arrestuar sot nga forcat "Shqiponja" në Tiranë. 

Mark Shpendi 27 vjec ishte i shpallur në kërkim për më shumë se një vit, nga Gjykata e Krimeve të Rënda për grabitjen e një argjendarie në një qendër tregtare të kryeqytit, ngjarje kjo e ndodhur në 24 dhjetor të 2013.

27 vjecari u arrestua në afërsi të stacionit të trenit mesditën e së shtunës,  ku sipas burimeve të policisë Shpendi kishte më shumë se 2 javë që fshihesh në rrethinat e Tiranës.

Mark Shpendi është personi i shtatë i cili vihet ne pranga si anëtarë i bandës së babagjyshave, ndërsa kreu i kësaj bande ishte Ilir Kupa.

 

/Oranews.tv/