20 qershor 2015 – I arrestuari për tritolvënie në farmacinë e familjes Tahiri, shkoi në gjykatë sot pa paruke. Ndryshe nga momenti i arrestimit, Vladimir Gjuta, para trupit gjykues doli siç e ka pamjen e vërtetë, qeros.

Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi që ta lërë në burg 35-vjeçarin e akuzuar për vënien e tritolit në farmacinë e babait të ministrit Saimir Tahiri në shkurt të këtij viti, si dhe për disa raste të tjera terrori. Ai u arrestua dy ditë më parë, ndërsa po shkonte drejt Kukësit. Edhe pse i shumëkërkuar, Gjuta lëvizte lirshëm në Shqipëri. Përveç parukeve ai ishte shëndoshur, për të humbur gjurmët nga foto që kishte policia për të. Nga ana e tij, Gjuta ka mohuar të ketë lidhje me shpërthimin. Ndërsa nga hetimet rezulton se atentati ndodhi në shenjë hakmarrje për kontrollet që policia ushtronte në biznesin e Gjutës.

 

 

 

 

 

 

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”