19 qershor 2015 – Kryetarja e re e Bashkisë në Jerez, një vend në jug të Spanjës, është bërë personazh ditët e fundit. Arsyeja: Sandalet e gabuara me rripa, që i linin jashtë gishtat e vegjël të këmbëve. Gjatë ceremonisë së marrjes së detyrës pak ditë më parë të Mamen Sanchez, gjithkush u përqendrua te këmbët e saj. Fotot u pasuan me komente të shumta, madje duke u krijuar edhe një faqe me emrin “Ekipi i Mamen”, që tregon disa vajza me sandale të të njëjtit tip. Vetë kryebashkiakja e ka kaluar me të qeshur këtë moment, duke shkruar në rrjetet sociale se nuk e kishte menduar se do të merrte kaq shumë komente një deformim i këmbëve, si pasojë e sandaleve.