18 qershor 2015 – Policia ka mundur të arrestojë autorin e vrasjes vetëm pak orë pas krimit të sotëm të ndodhur në Elbasan.

Ai është 27-vjeçari Maringlen Braja, i cili u kap në Tepelenë në tentativë për t’u larguar drejt Greqisë.

Braja qëlloi me thikë në pjesë të ndryshme të trupit 41-vjeçarin Agron Lleshanaku, pas një konflikti, duke i marrë kështu jetën.

Më pas ai u largua menjëherë nga vendi i krimit, por pas informacioneve të marra në rrugë operative, policia mundi ta prangosë.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/