18 qershor 2015 – Një sherr i rëndë mes dy personave ka përfunduar me vdekjen e njërit prej tyre.

Ngjarja e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në Elbasan, në afërsi të kryqëzimit me Cërrikun, ku mësohet se ka humbur jetën Agron Lleshanaku, 41 vjeç, pasi është qëlluar me thikë në disa pjesë të ndryshme të trupit.

Nga të dhënat paraprake, mendohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti të çastit mes viktimës dhe autorit të dyshuar.

Policia e Elbasanit ka identifikuar autorin e krimit dhe është vënë në ndjekje të tij.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/