16 qershor 2015 – Tre persona kanë rënë në prangat e Policisë Kufitare të Rinasit, pasi ishin shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Burime nga policia bëjnë me dije se janë arrestuar këta shtetas:  

-Bashkim Leka, 60 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, me vendim nr. 1376, datë 08.11.2013, e ka dënuar me 2 vjet burg, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.   

-Alfred  Gjoka, 44 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, me vendim nr. 417, datë 05.05.2015, e ka dënuar me 1 vit burg për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.   

-L. Çela, 32 vjeç, banues në Fier, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve elektrike”.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/