15 qershor 2015 – Ka nisur aksioni kundër zhurmave të lokaleve të natës në Tiranë.

Efektivët e njësisë Shqiponja dhe të komisariateve të Tiranës, në bashkëpunim me Inspektoratin e Mjedisit, kanë nisur këto aksione me qëllim monitorimin dhe kontrollin e zhurmave në qendrat urbane.

Kanë nisur veprimet për mbylljen e lokaleve, që nuk kanë leje për ushtrimin e aktivitetit gjatë natës. Gjithashtu, aksioni ka vijuar edhe për ato bare që nuk përmbushin kushtet për eliminimin e zhurmave.

Deri tani po procedohen penalisht shtatë pronarë lokalesh për muzikë të lartë, e aksioni pritet të vazhdojë gjatës javës në vazhdim.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/