15 qershor 2015 – Gazetarja shqiptare Ilda Bejleri ka folur pas spekulimeve për një lidhje të saj me futbollistin Xherdan Shaqiri.

“Nuk e mohoj, e kam mik. Ai është një njeri me vlera të mëdha dhe një futbollist i lindur. Për ato që thuhen në gazeta nuk kam dëshirë t’i komentoj”, ka thënë Bejleri.

Më këtë deklaratë ajo nuk ka përgënjeshtruar thashethemet, madje mund të themi që i ka përforcuar ato. Bejleri dhe Shaqiri janë fotografuar bashkë pak ditë më parë teksa ishin në një lokal në shoqërinë e njëri-tjetrit.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/