15 qershor 2015 – Ngacmimi i adoleshentes në ambientet e urgjencës së Tiranës mbyllet me 16 muaj dënim për tre autorët. I akuzuari kryesor për ngacmim seksual është Evarist Pasha, i cili u dënua me 8 muaj burg, ndërsa dy djemtë e tjerë, Dejvi Lamaj dhe Andi Bushaj me nga 4 muaj burg.

Ngjarja ndodhi vitin e shkuar, kur gjimnazistja u dërgua në spital në gjendje të rëndë, si pasojë e konsumit të pijeve alkoolike. Edhe pse në ambientet e spitalit publik, djemtë e filmuan ndërsa ngacmonin adoleshenten, duke e prekur në vende intime. Ata e hodhën videon në internet, duke bërë që të zbuloheshin nga policia.

 

 

 

 

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”