14 qershor 2015 – Çiljeta ka bërë divorc zyrtar me Partinë Demokratike. Duket e largët koha kur këngëtarja superseksi këndonte në mitingjet e Partisë Demokratike, ishte pjesë e strukturave të saj, dhe pozonte në krah të liderit historik të PD-së, Sali Berisha. Një natë më parë, Çiljeta Xhilaga ka marrë pjesë në festën që organizonte Lëvizja Rinore për Integrim në Durrës. Bashkë me këngëtarë të tjerë, Çiljeta ka performuar, para shumë të rinjve. Në këtë aktivitet ishte e pranishme dhe deputetja Monika Kryemadhi si dhe ministri i Mjedisit, Lefter Koka.
Agjencia e lajmeve “Dyrrah”