13 qershor 2015 – Mbrëmjen e kaluar, një person në Tropojë është arrestuar pasi ka qëlluar disa herë në ajër me pistoletë.

Pas njoftimit se dikush po qëllonte me armë zjarri në fshatin Cernicë, forcat e policisë së Tropojës kanë shkuar dhe kanë bërë të mundur prangosjen e Avdi Canit, banues në Zherkë.
Nga hetimet paraprake, rezultoi se Cani ishte në gjendje të dehur dhe qarkullonte në qendër të fshatit Cernicë, me motor, me armë zjarri pa leje, të cilat u sekuestruan.
 
Arrestimi  i tij u bë për veprat penale të “Mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve”, “Drejtimi i mjetit në gjendje të dehur” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/