13 qershor 2015 – Pas arrestimit të shoferit të Gjykatës së Apelit në Vlorë, Robert Petoshati, dhe shtetasit tjetër Gjolek Xhaferri, është arrestuar gjithashtu dhe personi i tretë që ka lidhje me çështjen e një korrupsioni në gjyqësorin e Vlorës.

Sot u arrestua Myqerem Çela, 60 vjeç, i cili ka ndihmuar në ndërmjetësimin e parave të dy personave të sipërpërmendur.

Një ditë më parë, Robert Petoshati, 53 vjeç, u kap në flagrancë duke marrë një shumë prej 20 mijë eurosh dhe 100 mijë lekësh nga Gjolek Xhaferri, një shumë kjo e cila do të shërbente që shoferi të futej sekser në trupin gjykues për një çështje penale për vëllanë e Xhaferrit.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/