12 qershor 2015 – I shpëtoi atentatit të parë në gusht të 2014-s, por nuk ka mundur t’i shpëtojë atentatit të dytë dhe final që u krye mbrëmë ndaj tij. Bëhet fjalë për 51-vjeçain Xhabir Shega, që u ekzekuta me snajper nga Kalaja e Shkodrës mbrëmjen e djeshme.

Rreth orës 21:30, kur Shega ishte në oborrin e shtëpisë, autori i krimit e qëlloi me snajper, duke i shkaktuar plagë në gjoks. Ai mbeti i plagosur rëndë dhe u dërgua me urgjencë drejt Spitalit të Shkodrës, por nuk mundi të mbijetonte dhe ndërroi jetë gjatë rrugës.

Sipas policisë, vrasja ndodhi në një distancë rreth 500 metra nga vendi i ngjarjes, çka hodhi dyshimet e një vrasësi profesionist.

Për këtë ngjarje, deri më tani nuk ka asnjë person të arrestuar, por vijojnë hetimet nga ana e policisë.

Shega ishte një person me precedentë penalë, pasi në vitin 2002 ai ka vrarë me armë zjarri shtetasin me iniciale E.B., krim për të cilin ka bërë 12 vite burg.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/