11 qershor 2015 – Një gjyqtare dhe një avokat, janë arrestuar sot nga policia në Laç, pasi u kapën në flagrancë duke i marrë ryshfet një klienti.
Në prangat e policisë kanë rënë gjyqtarja Parashqevi Ademi dhe avokati Gjovalin Prendi.
Sipas informacioneve të para, këta dy shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, u kanë marrë një shumë prej 2 milionë lekësh të vjetër një shtetasi shqiptar, në lidhje me një çështje gjyqësore të këtij të fundit.
Uniformat blu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, shumën e 2 milionë lekëve të vjetra, dhe po vijojnë hetimet për këtë rast.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/