10 qershor 2015 – Një 38-vjeçar nga Mirdita u arrestua pas denoncimit të një gruaje, 44 vjeçe. Bardhok Gjeta, sipas policisë, i ka dalë para gruas, mëngjesin e sotëm, duke tentuar të kryejë me të marrëdhënie seksuale me dhunë. Ngjarja ndodhi në pikë të mëngjesit, pikërisht rreth orës 07:00, në rrugën këmbësore që lidh rrugën e vjetër nacionale Rrëshen-Geziq Reps , me rrugën autostradë Rrëshen-Morinë. Gruaja ka arritur të shkëputet prej tij, duke e denoncuar më pas në polici.

 

 

 

 

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”