10 qershor 2015 – Një operacion antidrogë u finalizua pak çaste më parë në Durrës. Katër persona që udhëtonin në dy makina, një “Smart” dhe një “Audi” u arrestuan në flagrancë me 1.5 kg heroinë. Aksioni u zhvillua në zonën e “Plepave”. Burime ende jozyrtare thonë se tre prej të arrestuarve janë K.Zaimi, S.Taullaj dhe A.Demiri.

Ata janë dërguar në policinë e Durrësit, për t’u marrë në pyetje.

 

 

 

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”