10 qershor 2015 – Shtetasi shqiptar 38-vjeçar, Alban Elezi nga Kavaja, i akuzuar për lidhje me organizatën terroriste të ISIS-it, është ekstraduar nga Shqipëria drejt Italisë.
Gjykata e Breshias ka lëshuar urdhrin e arrestit më 26 shkurt të këtij viti, për vepra penale të lidhura me terrorizmin, parashikuar nga Legjislacioni Penal italian.
Elezi është arrestuar nga policia më 30 mars të këtij viti për nën akuzën e rekrutimit të xhihadistëve për luftë në Siri.
Kjo celulë e ekstremistëve islamikë që vepronte mes Shqipërisë, Italisë dhe vendeve të Ballkanit duke rekrutuar luftëtarë u shkatërrua nga autoritetet italiane në bashkëpunim me policinë e vendit tonë, ku tre persona u vunë në pranga, dy prej të cilëve shqiptarë, xhaxha dhe nip, 38-vjeçari Alban Elezi dhe Elvis Elezi.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/