9 qershor 2015 – Një 33-vjeçar u vra nga i ati me një plumb në kokë mbrëmjen e sotme. Ngjarja ndodhi në fshatin Paulesh, në Peqin, ku viktimë është Elton Bahja, ndërsa autor i ati, Ismail Bahja.
Ky i fundit ka qëlluar me armë në kokë të birin, pas një konflikti për motive të dobëta mes tyre. Policia ka ndaluar autorin, bashkë me armën e krimit dhe po punohet për të gjetur shkaqet që sollën vrasjen.
Agjencia e lajmeve “Dyrrah”