9 qershor 2015 – Një vajzë vetëm 14 vjeçe ka denoncuar tre djem, që i bënin asaj shantazh për publikimin e fotove intime. Vajza, banore në zonën e ish-tregut “Dinamo” në Tiranë, bashkë me familjen u kanë dorëzuar autorëve, njëri 15, tjetri 17 dhe i fundit 18 vjeç, një shumë prej 40 milionë lekësh të vjetra. Policia e Tiranës arrestoi mbrëmë tre djemtë, gjatë dorëzimit të gjobës së fundit, prej 5 milionësh që ata i kishin vënë familjes. Prej gati 3 muajsh, adoleshentja kishte marrë kërcënime në rrjetet sociale dhe në telefon se do t’i publikoheshin në internet fotografi intime të saj.

Prindërit kanë denoncuar vetëm më 1 qershor, duke bërë që të arrestoheshin dhe tre gjobëvënësit. Dyshohet se 14-vjeçarja ka pasur lidhje me njërin prej djemve, të cilit i ka dërguar foto intime, që më pas janë përdorur për shantazh.

 

 

 

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”