5 qershor 2015 – Flitej se Top Channel po kërkonte një prezantuese tjetër për parashikimin e motit në vend të Luana Vjollcës, por asgjë nuk ishte konfirmuar, derisa lajmin e publikoi vetë prezantuesja aktuale.

Moderatorja e ka bërë publik lajmin duke postuar në profilin e saj në Instagram një foto me logon e emisionit që ajo ka drejtuar bashkë me njoftimin se Top Channel tashmë ka shpallur konkurset për prezantuese për rubrikën e parashikimit të motit.

Por, për të gjithë këtë përjashtim të Luanës nga emisioni, është folur në mediat rozë se trashëgimtarja e Top-it Lori Hoxha, e kishte marrë inat Luanën për shkak të protagonizmit të saj.

Dhe Lori duke rënë pre e këtyre lajmeve, është detyruar që të pozojë në një foto me Luanën, në eventin e ‘Geraldina Sposa’-s, si për të treguar që asgjë nga ato që thuhen nuk është e vërtetë.

Të veshura gati njësoj, me fustane të gjata, të zeza e të çara anash, Lori e komplimenton Luanën duke i thënë: Bishë.

“Me këtë bish”, shkruan Lori në Instagram.

/S.L. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/