29 maj 2015 – Pas spekulimeve të shumta gjatë këtyre 24 orëve të fundit se kandidatja demokrate për Bashkinë e Durrësit, Grida Duma, ishte fotografuar me një fustan që vinte në pah format e saj trupore, është zbuluar personazhi i vërtetë që qëndron pas këtyre fotove.
Ajo është këngëtarja polake, Justyna Steczkoëska, e cila është fotografuar që në gusht të vitit 2011.
Fotoja ku ajo shfaqet me kurriz duke hipur në makinë, u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale, dhe jo vetëm, madje dhe në portale të ndryshme online në Shqipëri, të cilët thonin se ajo ishte kandidatja për Durrësin. Nuk dihet nëse të gjithë kanë rënë në grackë dhe e kanë ngatërruar realisht këngëtaren polake me Gridën, apo e kanë bërë qëllimisht.
Por ajo që mbetet për t’u theksuar është fakti që brunja seksi në foto nuk është Grida Duma.
Këtu mund të shihni fotot të publikuara nga një agjenci polake, që më 8 gusht 2011: http://www.pudelek.pl/artykul/34247/steczkowska_swietuje_39_urodziny_zdjecia/#
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/