26 maj 2015 – Ka shkuar në ekstrem fantazia e Rezarta Shkurtës. Këngëtarja nga Durrësi, sot administratore e një kompanie fotografish e videosh, ka transmetuar në rrjetet sociale një nuse të gjakosur. E veshur me të bardha, modelja, është e gjakosur, në buzë, gjoks, lulet që mban në duar e deri në shkallët ku po pozon. I vetmi koment i Rezartës për foton është: “Oops”.
Duket se Rezarta Shkurta po e përballon me angazhime pune vetminë dhe tronditjen pas arrestimit të të shoqit, Ermal Hoxha, (nipi i ish-dikatorit), si pjesë e grupit të trafikut të kokainës.
Agjencia e lajmeve “Dyrrah”