19 maj 2015 – Eli Fara e Merita Halili janë përballur mes tyre për herë të parë gjatë një konkursi të këngës popullore në TVSH. Në atë kohë, korçarja që ishte e panjohur me publikun, arriti të fitonte përballë Merita Halilit, Parashqevi Simakut apo Bujar Qemalit, emra të njohur të skenës.

Në ditën e fundit të Festivalit të Gjirokastrës, dy miket e rivalet takohen sërish. Merita me kostumin popullor të Shqipërisë së Mesme, ndërsa Eli me një kostum të përshtatur mes traditës dhe modernes, ku dekolteja është shpërthyese. Mes tyre dhe foto me këngëtarë të tjerë të njohur.

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”