16 maj 2015 – Këngëtarja Nora Istrefi është bërë nënë për herë të parë. Ajo ka sjellë në jetë një vajzë të shëndetshme, emri i të cilës është Rene.

Mësohet se lindja ka ndodhur në Maqedoni përmes ndërhyrjes cezariane, në një spital në Shkup. Lajmi konfirmohet nga media të ndryshme në Kosovë dhe Shqipëri, të cilat e kishin paralajmëruar diçka të tillë. Edhe bashkëshorti i Norës, Robert Berisha, me të cilin u martua verën e kaluar, shkruante në profilin e tij “Në pritje My Baby”.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/