6 maj 2015 – Tatuazh bën Nard Ndokën, në bluzë stampon figurën e Berishës, luan futboll me Erion Veliajn, shkon në prokurori me Spartak Brahon. Ky është humoristi Bes Kallaku. Në foton e fundit që po postojmë, ai është fotografuar pas një loje futbolli me kandidatin socialit për kryebashkiak të Tiranës, Erion Veliaj. Poshtë ai ka veshur bluzën me figurën e ish-kryeministrit Sali Berisha.
Me Veliajn ka pozuar edhe aktori tjetër i “Portokallisë”, Gaz Paja, por ky i fundit nuk është ngatërruar keq me politikën si Kallaku.
Për kë bën realisht tifozllëk “Gjini i Portokallisë”? Kjo mbetet mister…
Agjencia e lajmeve “Dyrrah”