23 prill 2015 – Dy deputetët më të reja të PS-së, jo vetëm nga mosha, por dhe nga koha e futjës së tyre në parlament, Blerina Gjylameti dhe Esmeralda Shkjau, kanë festuar pa fre një natë më parë në një klub, bashkë me të rinj socialistë. Esmeralda është deputete e qarkut të Durrësit, ndërsa Gjylameti e Tiranës. Kjo e fundit madje ka bërë dhe DJ për të rinjtë e FRESSH të kryeqytetit, të mbledhur si për nisje fushate për kandidatin Erion Veliaj.

 

Si Shkjau dhe Gjylameti janë shndërruar në fytyrat e reja të PS-së, pasi në shumicën e rasteve janë ato që komunikojnë me publikun për deklaratat e reagimet e partisë në pushtet.

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”