Një tjetër sasi kokaine është sekuestruar pasditen e kësaj të marte në portin e Durrësit. 

Kokaina ishte e fshehur në një makinë dhe po dilte nga Shqipëria për jashtë shtetit. Policia deri më tani ka shoqëruar një person.

Sipas burimeve ende jo zyrtare bëhet fjalë për rreth 10 kg kokainë.

Gjatë muajit korrik tre ngarkesa kokaine u kapën në konteinerët e së njëjtës kompanie ”Alba Exotic Fruit”, e cila transportonte fruta ekzotike nga Amerika Latine drejt Shqipërisë.