Një tjetër lëvizje surprizë në merkato. Ish-mbrojtësi i Partizanit, Hektor Idrizaj, është futbollisti i ri i Teutës. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi durrsak në faqen zyrtare në “Facebook”, teksa futbollisti vlonjat është rikthyer te “Djemtë e Detit” pas 7 vitesh. Idrizaj ishte pranë akordit me klubin e Drenicës, por në momentet e fundit, oferta e drejtuesve të Teutës e joshi për t’u rikthyer në Durrës.
NJOFTIMI ZYRTAR I KLUBIT:
Mbrojtësi Hektor Idrizaj është futbollist i ri i Teutës.
KF Teuta konfirmon akordin me mbrojtësin, Hektor Idrizaj. Vlojnati rikthehet te Teuta pas shtate vitesh, teksa ishte pjesë e Partizanit për dy sezonet e fundit. Pas arritjes së marrëveshjes dhe zyrtarizimit të bashkëpunimit, Idrizaj nga sot është bashkuar me skuadrën në Durres ku po zhvillohen përgatitjet për paraqitjen në eliminatoret e UEFA Conference League.