Një i ri nga Durrësi është prangosur nga policia, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij është gjetur dhe sekuestruar një sasi lëndë narkotike cannabis sativa.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. S., 29 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjet, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lëndë narkotike cannabis sativa.





