Ndalohet nga policia 44-vjeçari nga Durrësi, i shpallur në kërkim.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, ndaluan shtetasin A. A., 44 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Trafikim narkotikësh”, kryer në bashkëpunim”,– njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.





