Policia e Durrësit ka arrestuar një 52-vjeçar, pasi disa ditë më parë ka goditur me sende të forta shtetasin P. Zh., 64 vjeç si dhe ka përndjekur shtetasen N. Zh., 57-vjeçe.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, ndaluan për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Përndjekja”, shtetasin A. Gj., 52 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 10.08.2021, për motive të dobëta, ka goditur ne sende të forta shtetasin P. Zh., 64 vjeç si dhe ka përndjekur shtetasen N. Zh.57 vjeçe”,- njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.





