Dy të rinj janë arrestuar nga policia e Durrësit, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në ambientet e një lokali, i kanë vjedhur shtetasit A. Ç., një sasi vlere monetare dhe dokumenta personale.
Ndërkohë nga hetimet e kryera rezultoi se këta shtetas, tre ditë më parë në lagjen nr.13, Durrës, kanë vjedhur dhe një market.
Mësohet se janë arrestuar shtetasit me iniciale K. A., 20-vjeç, banues në Fushë Kosovë dhe A. B., 22-vjeç, banues në Durrës.
NJOFTIMI I POLICISË:
Durrës
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh, arrestuan në flagrancë shtetasit K. A., 20 vjeç, banues në Fushë Kosovë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”, dhe A. B., 22 vjeç, banues në Durrës, i cili ishte në masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale ” Vjedhja “.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në ambientet e një lokali, i kanë vjedhur shtetasit A. Ç., një sasi vlere monetare dhe dokumenta personale.
Gjithashtu nga hetimet e kryera rezultoi se këta shtetas, më datë 20.08.2021, në lagjen nr.13, Durrës, kanë vjedhur në marketin e shtetasit P. B.





