Dy persona janë arrestuar nga policia e Durrësit, pasi janë kapur duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Mësohet se janë arrestuan në flagrancë shtetasit:

Y. Xh., 41 vjeç, banues në Krujë, pasi në fshatin “Mazhe”, Krujë, duke drejtuar mjetin tip “Pezho”, në gjëndje të dehur, ka goditur mjetin tip “Volkwagen”, duke shkaktuar dëme materiale;

G. B., 26 vjeç, banues në Kavajë, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar mjetin tip “Audi”, në gjëndje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.