Një automjet është përfshirë nga flakët pak minuta më parë, në lagjen nr.18, pranë gjimnazit “Naim Frashëri”.

Ka qenë ndërhyrja e menjëhershme e zjarrfikësve që ka bërë të mundur shuarjen e flakëve në kohë rekord.

“DurrësLajm” mëson se fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Paraprakisht dyshohet se mjeti u përfshi nga flakët për shkak të një defekti teknik.