Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni i RENEA-s,i cili u zhvillua mbrëmjen e së martës në Durrës e qytetet të tjera të vendit.
Gjatë aksionit, janë vënë në pranga disa persona, si dhe është goditur një rast i ushtrimit të paligjshëm të aktivitetit të lojërave të fatit.
Shtetasit e arrestuar në Durrës janë:
Dashamir Tafili, 38-vjeç, i akuzuar për armëmbajtje paleje.
Lorenc Habilaj, 24-vjeç, i akuzuar si shpërndarës i lëndëve narkotike, ndërsa në banesë iu gjet një sasi fishekësh.
Gjithashtu, është proceduar penalisht për lotari te palejuara shtetasi Elvis Doçi, 43-vjeç.





