Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me arrestimin e 50-vjeçarit Arben Elezit, pasi u kap me 4 mina me telekomanda në Durrës.

Bëhet me dije se Elezi është një emër i njohur për policinë, pasi ai rezulton i dënuar më parë.

50-vjeçari rezulton të jetë i dënuar për kultivim droge, armëmbajtje pa leje dhe dhunë në familje

Policia ka qenë në ndjekje për një kohë të gjatë të 50-vjeçarit dhe ra në pranga sot me 4 mina me telekomand, të cilat dyshohet se do ti shiste në Durrës kundrejt shumës prej 10 mijë euro.