Policia në vijim të parandalimit të kultivimit të bimëve narkotike, kanë evidentuar dhe goditur një rast të tentativës për kultivim të kanabisit në Kodër Draç, Njësia Administrative Ishëm, Durrës.
Autoritetet policore njoftojnë se është bërë shpallja në kërkim e shtetasve F. V., 49-vjeçe dhe K. V., 25-vjeç (nënë e djalë), banues në Kodër Draç, Ishëm, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në një sipërfaqe toke në pronësi të tyre, efektivët kanë gjetur të kultivuar kanabis.
NJOFTIMI I POLICISË:
Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Stacionit të Policisë Manzë, si rezultat i kontrollit në territor, kanë evidentuar dhe goditur një rast të tentativës për kultivim të kanabisit në Kodër Draç, Njësia Administrative Ishëm, Durrës.
Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Manzë bënë shpalljen në kërkim të shtetasve F. V., 49 vjeçe dhe K. V., 25 vjeç (nënë e djalë), banues në Kodër Draç, Ishëm, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në një sipërfaqe toke në pronësi të tyre, shërbimet e Policisë kanë gjetur të kultivuar fidanë të dyshuar cannabis sativa.





