Policia e Durrësit ka arrestuar një 27-vjeçar dhe ka proceduar penalisht nënën e tij, pasi kanë ushtrua dhunë fizike ndaj bashkëshortes së 27-vjeçarit.
“Specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës u arrestua në flagrancë shtetasin F. U., 27 vjeç, si dhe u procedua penalisht nëna e tij, shtetasja Z. U., 56 vjeçe, pasi kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së shtetasit F. U.,”- njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.





