Një 35-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar, pasi akuzohet për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, specialistët e Komisariatit të Policisë Krujë kanë ndaluar me iniciativë shtetasin R. L., 35 vjeç, banues në Yzberisht, Tiranë (i kapur nga shërbimet e Komisariatit të Policisë nr.6, Tiranë), i shpallur në kërkim policor për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”,- njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.





