Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Manzë, arrestuan në flagrancë shtetasin E. K., 24 vjeç, banues në Sukth, Durrës, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një përforcues grushti metalik.

Ndërkohë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, u ndalua shtetësja F. V., 49 vjeçe, banuese në Draç, Ishëm, pasi më datë 26.08.2021, gjatë kontrollit të ushtruar në një sipërfaqe toke në pronësi të saj, shërbimet e Policisë kanë gjetur të kultivuar fidanë të dyshuar cannabis sativa.

Në 24 orët e fundit, në prangat e Policisë Rrugore kanë përfunduar 3 shtetas, të akuzuar për shkelje të Kodit Rrugor.

K. N., 29 vjeç, banues në Thumanë, Krujë, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në Krujë, duke drejtuar mjetin tip “Audi”, pa leje drejtimi;

Xh. A., 18 vjeç, banues në Tapizë, Krujë, pasi ditën e djeshme duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Smart”, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin F. E., 50 vjeç, banues në Tapizë, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve;

E. Gj., 23 vjeç, banues në Kurbin, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor Tiranë-Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Jaguar”, pa leje drejtimi.