Policia e Krujës ka arrestuar tre persona, 1 prej tyre i shpallur në kërkim.
Të arrestuarit janë:
R. S., 19 vjeç, banues në fshatin Nikël, Krujë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në oborrin e banesës së tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë provës materiale një sasi lëndë narkotike cannabis sativa;
O. K., 18 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet një sasi lëndë narkotike cannabis sativa;
Shtetasi L. D., 34 vjeç, banues në Krujë, pasi është shpallur në kërkim policor nga strukturat e DVP Shkodër, për veprën penale “Kultivim të bimëve narkotike”. Shtetasi L. D., iu dorëzua DVP Shkodër për veprime të mëtejshme.
NJOFTIMI I POLICISË:
Krujë
Vihen në prangat e Policisë 3 shtetas, 1 prej tyre i shpallur në kërkim.
Specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, arrestuan në flagrancë shtetasit:
R. S., 19 vjeç, banues në fshatin Nikël, Krujë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në oborrin e banesës së tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë provës materiale një sasi lëndë narkotike cannabis sativa;
O. K., 18 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet një sasi lëndë narkotike cannabis sativa;
Gjithashtu, u ndalua shtetasi L. D., 34 vjeç, banues në Krujë, pasi është shpallur në kërkim policor nga strukturat e DVP Shkodër, për veprën penale “Kultivim të bimëve narkotike”. Shtetasi L. D., iu dorëzua DVP Shkodër për veprime të mëtejshme.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.





