Janë zbardhur të tjera detaje në lidhje me arrestimin e tre personave ditën e sotme në Durrës, të cilët kishin planifikuar të bënin vrasje kundrejt një pagese.

Aldi Mustafa një nga persona e arrestuar ditën e sotme, rezulton të jetë një emër i njohur për policinë.

Ai ka qenë dënuar më parë për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, i dënuar me 10 vite burg në Gjermani. Gjithashtu 35-vjeçari mësohet se ka qenë pjesë e bandave kriminale të Durrësit prej shumë vitesh.

Mësohet se Mustafa më herët ka qenë anëtar i një bande të njohur në Durrës, ndërsa kohët e fundit ka pasur lidhje me Aleksandër Lahon ose të njohur ndryshe si “Rrumi” i Shijakut, një personazh i njohur dhe i përfolur në ngjarje kriminale, siç ishte dhe atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj.

Në kuadër të operacionit të koduar “Misioni”, policia arrestoi sot përveç Mustafës edhe dy të tjerë, Uran Zykën si dhe Tahir Gjinikën, 33 vjeç, banues në Durrës