Një banes është përfshirë nga flakët pak minuat më parë në fshtin Kullë në Manzë.

Mësohet se si pasojë e zjarrit që ka rënë në banesën e shtetasit me iniciale I.Q., ka vetëm dëme materiale.

Ndërkohë policia dhe zjarrëfiksja ndodhen në vendngjarje dhe po punojë për shuarjen e flakëve.

NJOFTIMI I POLICISË:

Durrës/Informacion paraprak

Sot me datë 24.09.2021, në orën 11:50 në fshatin Kullë, Manëz, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit I.Q., nga e cila ka vetëm dëme materiale.

Shërbimet e Policisë dhe të zjarrëfikses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.