Detaje të reja janë zbardhur nga rënia e zjarrit në Kadastrën e Durrësit pak orë më parë.
Mësohet se fillimisht është përfshirë nga flakët zyra e serverave, pasi dyshohet se personeli i IT-së ka harruar një cigare ndezur.
Pas rënies së zjarrit i gjithë personeli i Kadastrës është larguar nga godina e për pasojë nuk ka të lënduar.
Kujtojmë që Kadastra e Durrësit është zhvendosur Rinas, Tiranë më 12 korrik.





