Pasditen e sotme, rreth orës 18:20, në autostradën Tiranë-Durrës, janë përplasur 5 mjete e për pasojë është lënduar pasagjerja e njërit mjet, shtetasja S.M., e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.