Një aksident është shënuar pak orë më parë në autostradën Tiranë-Durrës, në afërsi të urës së “Dajlanit”.

Siç duket edhe nga fotot e siguruar nga “DurrësLajm”, drejtuesi i një makine ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në një kanal në anë të rrugës.

Mësohet se në makinë ka qenë vetëm shoferi, i cili është dërguar menjëherë në spitalin e Durrësit dhe pasi ka marrë trajtimin mjekësor është larguar.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.